Lee Munro ka si qellim të kapë 322 km/orë në 2018 Bonneville Speed Week

armir 0

Stërnipi  i legjendës Burt Munro, i cili është mbajtës i shpejtësisë rekord në tokë, ka vendosur të marë motorrin e tij Indian Scout në Bonnevile Speed Week të këtij viti dhe të tejkalojë shpejtësinë 322 km/orë.

Kompania e parë e motorrave, Indian Motorcycle, deklaroi që Lee Munro, stërnipi  i legjendës Burt Munro ka si qellim të kapë shpejtësinë pre 322 km/orë me motorrin e tij. I pajisur me skuadrën e inxhinierëve të Indian Motorcycle dhe motorrin e ri të modifikuar i quajtur “Shpirti I Munro”, Lee Munro është kthyer I përgatitur për të thyer shpejtësinë e tij zyrtare të kaluar prej 307 km/orë në përvjetorin e 70 të Bonnevile Speed Week.

“Stërgjyshi im Burt ka qënjë një inspirim i madh për karrierën time si motoçiklist dhe oreksi i tij për shpejtësi qartësisht është tashëguar dhe ne ADN time. Partneriteti im më skuadrën e jashtëzakonshme të Indian Motorcycle do më ndihmojë të realizoj ëndrrën time për ta bërë realitet shpejtësinë prej 322 km/orë” tha Lee Munro.

Speed Week do të mbahet nga 11-17 Gusht në Bonneville, Utah. Ky event 6 ditor është krijuar për garuesit e vendosur që jo vetëm kanë si qellim për të qenë mbajtës të rekordit por gjithashtu të garojnë në një nga lokacionet më legjendare të shpejtësisë së madhe.

This post is also available in: English