Legjenda e F1 tërhiqet pas shumë vitësh në krye të këtij kampionati

Mariglen 0

Fernando Alonso ka njoftuar se ky sezon do të jetë sezoni i fundit i tij në Formula 1. Piloti spanjoll 37-vjeçar tha: Pas 17 vitesh të mrekullueshme në këtë sport ka ardhur koha për mua që të bëj diçka ndryshe, të eci përpara.

Fernando Alonso e filloi karrierën e tij në Formula 1  në vitin 2001 me Minardi dhe në vitet 2005 dhe 2006 ai fitoi 2 herë titullin e kampionit të botës me Renault. Në vitin 2007 ai kaloi tek McLaren ku ishte shok skuadre me Lewis Hamilton. Ai shkoi sërish tek Renault në vitin 2008 dhe më pas në 2010 ai kaloi tek Ferrari. Ai kaloi 5 vite tek Ferrari dhe ju afrua shumë titullit kampion 2 herë por pa arritur ta fitojë atë. Ai u rikthye tek McLaren në 2015 për të rikthyer lavdinë e dikurshme të ekipit. Alonso do të vazhdojë të garojë për McLaren deri në fund të sezonit por se kush do ta zëvendësojë atë akoma nuk dihet.

This post is also available in: English