Lewis Hamilton arrin një fitore spektakolare “në shtëpinë” e Vettel.

Admin 0

Lewis Hamilton arriti të fitojë çmimin e madh të Gjermanisë në Formula 1. Sebastian Vettel rivali kryesor i Hamilton në luftën pë titull kampion nuk e mbyll garën duke dal jashtë piste 15 xhiro përpara përfundimit të garës.

Sebastian Vettel e nisi i pari garën dhe e mbajti pozicionin e tij për shumicën e garës deri kur filluan reshjet e shiut. Lewis Hamilton e nisi i katërmbëdhjeti garën por deri para se të fillonte shiu ai arriti deri në vendin e pestë.

Reshjet e shiut komplikuan çdo gjë duke bërë që strategjitë e çdo ekipi të ndryshonin. Kjo situatë bëri që të ndryshojë gjithçka. Vettel doli jashtë pistës 15 xhiro nga fundi duke i lënë vendin e parë Hamilton i cili pas një gare spektakolare e shef veten 17 pikë përpara Vettel në renditjen e pilotëve. Gjithashtu në podium hypën edhe Valtteri Bottas i cili e mbylli garën i dyti dhe Kimi Raikkonen i cili doli i treti.

This post is also available in: English