Lewis Hamilton hedh një tjetër hap të sigurtë drejt titullit kampion.

Admin 0

Atëherë kur mendohej se Ferrari dhe Sebastian Vettel do të reagonin pas humbjes në çmimin e madh të Italisë, Lewis Hamilton ka arritur që të triumfojë sërish. Ai ka dalë në vendin e parë në garën e zhvilluar në Singapor. Pas tij janë renditur Max Verstappen i Red Bull dhe Sebastian Vettel i Ferrari. Hamilton arriti të dalë i pari në provat e zhvilluara ditën e djeshme dhe sot ai u nis nga pozicioni i parë. Ai bëri një garë fantastike duke mos e vënë në dyshim fitoren. Ndërkohë rivali i tij Sebastian Vettel u mundua që të parakalonte Verstappen por pa sukses. Këtu ndikoi edhe strategjia e gomave tek Ferrari të cilët nuk arritën ta ndihmojnë Vettel për të dale në krye.

Gjithashtu një tjetër duel interesant ishte edhe ai në fund të garës ndërmjet Ricciardo, Raikonnen dhe Bottas. Ricciardo arriti që të afrohej shumë me Kimmi Raikkonen duke e shtyrë këtë të fundit që të afrohej edhe më me Valteri Bottas. Pavarësisht këtij dueli pozicionet nuk ndryshuan me Bottas që përfundoi i katërti, Raikkonen i pesti dhe Daniel Ricciardo i gjashti.

This post is also available in: English