Lexani LM-EXTV, një bishë luksoze

armir 0

Lexani Motorcars ka ndërtuar disa nga projektet më të “egra” dhe më luksoze në industrinë e automobilave dhe kompania tani është rikthyer me një projekt të ri dhe emocionues. I quajtur LM-EXTV dhe i bazuar në sprnterin Mercedes Benz, fjalë për fjalë ky model i ri përcakton termin e automjetit në natyrë.

I krijuar nga kërkesat në rritje për makinat e forta off-road në natyrë, LM-EXTV është perfekt midis të dobishmit dhe luksozit. Me të është punuar më shumë se një vit, kohë gjatë së cilës ekipi ka eksperimentuar me materiale të ndryshme dhe ka performuar testime pafund për tu siguruar që çdo gjë punon mirë. Si çdo produkt tjetër i Leksanit, klientët mund ti rregullojnë vetë mjetet e tyre me ngjyra të ndryshme unike, materialet e sediljeve, instalimet e kabinës, elektronikën, çështjet e sigurisë etj etj.

Në formën standarte, pjesa e jashtme është e gatshme me një numër ngjyrash të ndryshme me kombinime të ndryshme. Ky automjet ka disqe 50 centimetërsh të projektuar nga Lexani me rrota 84 cm off-road. Ndërsa çatia e kësaj makine është e paisur një panel diellor.

Nga jashtë ky mjet gjithashtu merr të njëjtën vëmendje, i pajisur me fibra karboni, tavani dhe muret janë të pajisur me drita ambjenti dhe gjithashtu drita personale për të lexuar. Kabina përballë është e pajisur me me një mini-frigorifer, ka lidhje interneti me wifi dhe gjithashtu një Apple TV 24 inch.

This post is also available in: English