Lexus ES 2019 është makina e parë që vjen në treg me pasqyra dixhitale

ardita 0

Sistemi i ri i pasqyrave të jashtme dixhitale i Lexus u prezantua për herë të parë, në shtator të këtij vitit me sedanin e ri të gjeneratës ES dhe po bëhet i disponueshëm për ES 2019.

Kjo e bën Lexus ES modelin e parë të prodhimit në historinë e industrisë së automobilave e cila do të ketë pasqyra dixhitale në vend te pasqyrave tradicionale.

Për shkak të ligjeve kjo lloj makine me pasqyra dixhitale do të përdoret vetëm në Japoni ku ligji e lejon diçka të tillë. Kompania pretendon se zëvendësimi i pasqyrave tradicionale me kamera përmirëson shikueshmërinë e rrugës.

Ky sistem është një nga shumë karakteristikat e reja te teknologjisë që ka Lexus ES si: Dynamic Radar Cruise Control, Road Side Assist, Parking Support Brake System etj,. 

Të gjitha këto sisteme përdorin kamera, sensorë dhe radarë për të kontrolluar sjelljen e makinës në situata të ndryshme. Modeli Lexus ES me pasqyra dixhitale pë momentin do të shitet vetëm në Japoni me një çmim prej $51,500.

 

This post is also available in: English