Lexus ES Hybrid 300h Executive, ja për sa mund ta bëni tuajën këtë makinë!

liridona 0

Lexus, marka prestigjioze e prodhuar nga Toyota, ka qenë në fakt pak e pranishme në Europë, por ka ditur të ofrojë një alternativë interesante të luksit gjerman dhe anglez.Modeli që do të prezantojmë sot quhet ES, bën pjesë në segmentin E ku do të gjenim konkurrentë si Audi A6, Mercedes E Class apo Jaguar XF. Lexus ES vjen në gjeneratën e shtatë dhe duket sikur vjen edhe më afër Europës, pasi ka deklaruar që do të shitet zyrtarisht në vende fqinje si Italia. Quhet saktësisht Lexus ES Hybrid 300h Executive dhe si bijë e kohës që jeton vjen me shumë risi, përfshirë faktin që do të ofrojë versione hibride dhe natyrisht, siç mund të pritet, nuk do të ketë asnjë version me naftë.
Lexus ES ka padyshim një pamje të rëndësishme, me orientim sportiv nga ana e design-it dhe një aerodinamikë të theksuar nga turiri i mprehtë. Fenerët janë të ngushtë sipas modës dhe integrohen më së miri me “gojën” agresive në formën e një klesidre, mjaft origjinale duhet thënë, ku ES merr edhe ajrin e nevojshëm për të ftohur radiatorin.

ES është një sedan i gjatë gati 5metra (498cm saktësisht) që pavarësisht formës, është një sedan luksoz me mision udhëtimet e gjata si në tapetin fluturues. Hapësira e brendshme është e realizuar me kujdes dhe me një design origjinal, siç mund të dallohet nga vija “diagonale” që nga blloku i komandave përshkon kruskotin me drejtim nga dera e pasagjerit. Rezultati është një design asimetrik, me të cilin nuk jemi të mësuar, por siç e thamë, Lexus vjen nga larg dhe merr kurajon të bëjë gjëra ndryshe nga standardet tona europiane. Kurajo? Po po, kjo fjalë është edhe më e saktë nëse shikojmë dy “brirët” në krye të kuadrit. Të pazakonta, me siguri, por pse jo?

Në qendër të kruskotit gjejmë ekranin me prekje i cili është qendra e infotainment të makinës që përfshin navigatorin, radion, etj etj. Spikat këty nga krahu i majtë ora mekanike, detaj klasik, por i integruar në sipërfaqen dixhitale të monitorit. Bukur, apo jo?

Motori i këtij Lexusi ES është njësia me benzinë 2.500 kubikë. Inxhinierët japonezë e kanë projektuar së bashku me të edhe një motor benzine, për të patur në total 218 kuaj fuqi. Nuk janë aq shumë në fakt, pasi kjo shifër është tejkaluar rregullisht thuajse nga çdo njësi 3.0 TD, por normalisht e mjaftueshme për një guidë dhe udhëtime antistres.

Lexus ES shkëputet nga “0-100” për 8.9 sekonda, që nuk janë një rekord, por mbetet një ritëm interesant. Shpetësia maksimale është 180km/h e vetëkufizuar. Nëpërmjet butonit EV afërlevës së kambios, makina mund edhe të ecë për rrugë të shkurtra edhe vetëm me motorin elektrik. Kambio automatike është e llojit CVT dhe falë integrimit të dy motorëve, konsumi (i deklaruar) është 7 litra/100km. Nuk duken keq për një makinë 5m të gjatë dhe me shumë luks në bord, apo jo?

Çmimi?? Në Itali fillon nga 50.800eur dhe nëse blihet e re mund t’i zbritet IVA (TVSH italiane) për të mos e paguar atë dy herë, pasi në kufirin tonë, TVSH duhet paguar patjetër