Lexus IS do të ketë motor të njëjtë me Supra, të fuqizuar nga BMW.

liridona 0

Një raport interesant rreth Lexus IS thotë se makina mund të marrë një motor me origjinë  nga BMW.

Është i njëjti motor – i quajtur B58 – që e gjeni edhe Toyota Supra e 2020-ës. Motori është 3.0 litërsh turbocharged me gjashtë cilindra në një vijë. Të njëjtin motor përdorin edhe makinat Z4 dhe M340i.

Motori i BMW nuk do të jetë oferta e vetme, pasi kompania do ta ofrojë makinën me dy versione të tjera. Motorët 2.0 litërsh dhe 2.4 litërsh, si dhe motori i elektrifikuar 2.5 litërsh janë disa versionet.

Lexus do të prezantojë gjeneratën e katërt të rivalit të BMW Serie 3 në gjysmën e dytë të vitit 2020.