Lexus suprizon me Jaht-in e saj (Video)

Mariglen 0

Lexus është e njohur për makinat sportive dhe luksoze, por tashmë synon të hyjë dhe në sektorin e jahteve. Struktura e jashtme e jahtit në fjalë, duket sikur nuk ka asnjë ndarje dhe përqafon skafin në mënyrë harmonike. Kjo përbëhet nga një shtresë rrëshirë poliuriteni e ndërthurur me një cop fibrash karboni(CFRP). CFRP është teknologji e përdorur në shasitë e makinave luksoze si Lexus LFA, në aviacion, në paisjet e skive, në biçikleta dhe varka garuese.

Një jaht i tillë, nuk mund të ekzistonte pa një motorr po aq të mirë sa dhe dizajni. Ai është një Twin 5.0-litre V8, me benzinë. Çdo motorr prodhon 440 kuajfuqi, duke i dhënë shpejtësi maksimale 49 milie. Përveç këtyre nuk i mungon dhe paisja me teknologjinë e fundit dhe sisteme drejtimi të avancuara.

Nën këtë strukturë mahnitëse ndodhet një dhomë për 8 veta, e dekoruar me lekurë, drurë, dhe me xham. Gjithashtu përmban një kuzhinë gatimi, lavaman, frigorifer dhe një dush. Nuk mund ti mungonin sistemet për argëtim si Televizor, audio system, 4G WiFi… etj.

Lini një Përgjigje