Limuzina Lamborghini Aventador, thjesht e mrekullueshme

ardita 0

Kompania britanike “Cars For Stars” ka lançuar një video që shfaq limuzinën e parë Lamborghini Aventador por fatkeqësisht për momentin është thjesht një projekt në kompjuter. Cars For Stars thotë se: “Ky projekt mund të kthehet lehtësisht në realitet në qoftë se sponsorizohet nga një individ ose organizatë .”

Ashtu si makina origjinale ajo do të ketë motorin V12, 6.5 litërsh dhe do të prodhojë 700 kuaj fuqi. Por tashmë ju do të keni mundësi që të merrni në makinë më shumë se një person, ka katër dyer.

Pjesa e brendshme është shumë luksoze, sapo futesh sheh sediljet e lëkurës që janë njësoj si tek makina origjinale. Gjithashtu limuzina ka ekran plazma, iPod, një mini-bar me shampanjë etj.

Kompania ka njoftuar që personi ose organizata që dëshiron të sponsorizojë ndërtimin e kësaj makine do të ketë mundësinë që t’i vendosë emrin limuzinës si dhe do të ketë për një vit të plotë publicitet falas.

Për më tepër detaje shikoni videon më poshtë:

 

 

 

This post is also available in: English