Lincoln prezanton Aviator!

liridona 0

Makinat amerikane kanë patur tipikisht një karakter të ndryshëm dhe një prezencë të veçantë krahasuar me makinat europiane. Pa diskutuar mbi estetikën dhe teknologjinë europiane të tejavancuar, sërish, modelet Yankee kanë tingëlluar gjithmonë me njëfarë autoriteti. Në vitet e fundit ama është vënë re një kthim kursi drejt një stili më të rafinuar, në përmasa më të përmbledhura, me një fjalë njëfarë europianizimi.Lincoln, prodhuesi premium i grupit Ford ka prezantuar Aviator në autosallonin e New York-ut, një emër të përdorur edhe më parë për këtë model, por tashmë të rinovuar plotësisht. Ky Suv ka qenë mjaft i suksesshëm, mjafton të mendojmë se ka shitur në total reth 600.000 njësi vetëm në 2017.

Modeli i ri prezanton edhe linjat e reja stilistike të markës si dhe risitë në drejtimin e motorizimeve, teknologjisë dhe opsioneve elektrike, ose më saktë hibride.Design i Aviator-it të ri është elegant dhe i kërkuar, por mund të ishte më origjinal. Konkretisht, nuk mund të mos vëmë re disa ngjashmëri me modele europiane, që pavarësisht se të suksesshme, mundtë shërbenin si frymëzim, por jo kaq dukshëm. Ngjasia me Jaguar F-Pace në pjesën ballore dhe me disi me Range Rover në profil, pa përmendur disa detaje të bllokut të komandave që të kujtojnë Mercedesin C apo E Class.

Megjithatë, duhet të themi që Aviator është një SUV i paraqitshëm dhe është realizuar i frymëzuar nga teknologjia aeronautike, gjë që justifikon ose mbron disi faktin që bazohet në një shasi me tërheqje në aksin e pasëm.Siç e kemi parë edhe në disa modele europiane, Lincoln ofron sisteme të avacuara të asistencës gjatë guidës. Kshtu, sistemi i telekamerave, filmon rrugën dhe përgatit përgjigjen e amortizatorëve, duke garantuar komoditet të niveleve të larta dhe në të njëjtën kohë stabilitet dhe siguri.

Siguria shtohet nga sistemi Co-Pilot 360° që përfshin frenimin automatik, dallimin e kalimtarëve, çiklistëve, këndin e verbër, dallimin e automjeteve që presin rrugën në kryqëzime dhe ecje mbrapsh, etj.

Nuk ka një informacion mbi çmimin e debutimit, por me siguri do të jetë në nivele të “konkurrencës” më cilësore.