Londra shpallet “kryeqyteti i supermakinave”

Admin 0

Sipas një studimi të kryer nga Activity Superstore në të cilën u analizuan fotot e 12 kompanive të makinave si Ferrari, Lamborghini apo dhe Pagani del se Londra ka 6.1 milion  foto të këtyre makinave nga 148.1 milion në total në Instagram. Pas Londrës vjen kryeqyteti rus Moska me 5.9 milion foto dhe Los Angeles me 4 milion foto. Disa nga vendet më popullore në Londër nga ku janë fotografuar shumiaca e këtyre makinave janë: the Park Tower Hotel, Sloane street in Knightsbridge si edhe “The Dorchester Hotel” në Mayfair. New York-u është qyteti i katërt me 3.7 milion foto i ndjekur nga Dubai me 3.6 milion foto. Sipas studimit makinat e markës Ferrari kishin më shumë foto me 53 milion e ndjekur nga Lamborghini me 48.1 milion dhe Porsche me 43.1 milion.

Gjithashtu një tjetër fakt interesant është se Londra ishte vendi ku kishe më shumë shanse për të parë një Aston Martin, një Ferrari, një Pagani ose një Lamborghini. Moska doli vendi ku keni më shumë shanse për të parë një Porsche ose një Bentley ndërsa në Los Angeles mund të gjeni markë McLaren. Guadalajara doli vendi ku do të mund të keni më shumë mundësi për të parë një Koenigsegg dhe vendi i dytë më i mirë për të parë një Pagani.

This post is also available in: English