Lotus njofton që së shpejti do të sjellë një makinë të re sportive

ardita 0

Kompania britanike e makinave, Lotus ka njoftuar që do të sjellë një model të ri në linjën e tij në vitin 2020.

Që nga blerja e Geely Automotive në 2017, prodhuesi britanik ka filluar ndërtimin e një fabrike prej 1.3 miliard dollarësh, ku do të ndërtojë makinat e saj në Kinë. Ceo i kompanisë, Phil Popham sapo ka njoftuar se do të sjellin edhe një makinë sportive për të përfunduar formacionin e tre makinave Evora, Exige dhe Elise.

Në një intervistë me ‘Autocar’, Popham tha se: “Modeli i ri do të shërbejë si një urë mes gjeneratës së tanishme të automjeteve Lotus dhe asaj të ardhshme që do të arrijë diku në mes të viteve 2020”. Dizajni i ri thuhet të jetë më praktik se makinat aktuale të Lotus por megjithatë do të ruajë cilësitë thelbësore të të gjitha makinave Lotus.

This post is also available in: English