E mahnitshme! Lotus zbulon disa detaje për modelin e saj më të ri

ardita 0

Kompania Lotus ka njoftuar se po punon për një Lotus Esprit të ri dhe është parashikuar që do të paraqitet nëpër dyqane gjatë vitit 2020, dhe mendohet të jetë një nga makinat më të shitura të kompanisë.

Ashtu si Retro Esprit, modeli i ri është vendosur të paraqitet  si një super-makinë e plotë, ndryshe nga kultura e tanishme e automjeteve Lotus të cilat më së shpeshti kategorizohen si makina sportive. Sipas një raporti të kohëve të fundit Autocar, shefi i Lotus Jean-Marc Gales ka konfirmuar se po punojnë në dy modele të reja.

Këto dy modelet e reja janë vendosur të dalin në treg  pas investimeve nga kompania e saj më e re kineze, Geely (i njëjti automobil gjigand që zotëron Volvo). E para është vendosur të jetë një model i ri i ngjashëm me Esprit, i mbështetur nga një platformë e re që përdor një ndërtim të aluminit të zhveshur.

Gales ka thënë se Esprit i ri do të ndjekë një filozofi që përfshin dritën, aerodinaminë dhe manovrimin. Ai premton se modeli do të ofrojë : ekuilibër, gatishmëri dhe frenim me efikasitet të lartë.

Lotus Elise 250 Cup

Në këtë fazë është shumë herët për të spekuluar  në hollësi për fuqitë e kësaj makine. Për momentin kompania përdor motorë të bazuar tek Toyota për të gjithë linjën e saj, duke filluar nga një cilindër 1,6-litërsh me katër cilindra deri në një 3,5-litër V6.

Sa për modelin tjetër të ri, pritet të jetë një dy vendësh që mund të hyjë si zëvendësimi i Elise. Megjithatë, detajet për këtë ende nuk janë konfirmuar.  

This post is also available in: English