Mahnitëse! Ky është superjahti që po ndërton Moran Yachts & Ship

ardita 0

Moran Yachts & Ship ka deklaruar se e ka shitur ende pa përfunduar së ndërtuari superjahtin e njohur me emrin Project Gaja.

Superjahti prej 125 metrash është planifikuar që të përfundojë së ndërtuari në vitin 2023. Kantieri nuk ka dhënë asnjë detaj rreth pamjes së jashtme dhe të brendshme të jahtit por ka zbuluar se jahti do të mund të akomodojë deri në 20 të ftuar në 11 dhoma.

Gjithashtu jahti do të mund të akomodojë një staf deri 40 persona. Edhe pse kantieri nuk ka zbuluar shumë detaje ajo që dihet është se ky jaht do të pajiset me çdo karakteristikë që ka një superjaht.

Këto mund të jenë një vend për uljen e helikopterit, një pishinë të madhe, spa, sauna, ashensor si edhe një magazine të madhe për të vendosur lodrat e ujit si motorrë deti deri në skafe të vegjël.

This post is also available in: English