Më mahnitës se kurrë, Hummer rikrijon modelin e vjetër H1

Nëse mendoni se Hummer H1 është ose mund të bëhet një fuoristradë perfekte atëherë vazhdoni të lexoni. Mil-Spec Automotive (MSA) nxorri Hummerin e ri H1 Launch Edition dhe kushton 218,499 dollarë.
MSA thotë se Hummeri i ri ka marrë të gjitha pikat e forta të modelit të vjetër duke i shtuar edhe pjesë të reja luksoze.
Kompania e filloi projektin me një Hummer H1 të dhuruar dhe e ndërtoi atë nga fillimi me ndihmën e ekipit të tyre në Wichta Kansas.
Ne shpenzuam 2 vjet duke dizenjuar dhe duke bërë prova në prototipe të ndryshëm në mënyrë që të ndërtonim fuoristradën perfekte. Dhe ja arritëm qëllimit! – tha shefi ekzekutiv i MSA Adam Mitchell.
Makina është e ndërtuar nga alumini me të cilin ndërtohen avionët. Është modifikuar parakolpi dhe prapakolpi si dhe janë vendosur drita LED dhe disqe të modelit ushtarak.
Në pjesën e brendshme do të vëreni që gjithcka është prej lëkure, sediljet janë të rehatshme, ka një sistem audio modern dhe shumë gjëra të tjera luksoze.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”67″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
This post is also available in: English