Mahnitëse! Aston Martin DBS Superleggera është gati për debutim

ardita 0

Modeli i ri DBS Superleggera është gati për prezantim, vetëm se nuk dihet kur do të  ndodhë debutimi i saj. Në fakt, shumë prisnin që kjo të ndodhte këtë fundjavë në Le Mans. 

Por, një foto e saj ka dale në Instagram, dhe tregon se modeli është përfunduar dhe shumë shpejtë mund ta shohim në tërësi. Deri më tani, kjo makinë nga Aston Martin është prezantuar në një ceremoni private, ku është shkrepur edhe fotografia.

Në shikim të parë, vërehet platforma e huazuar nga DB11, me kombinime nga Vantage. Për sa i përket pjesës së brendshme thuhet se do të jetë e ngjashme me atë të DB11, megjithëse do të ketë edhe disa përmirësime të ndryshme.

Grilli gjigant, tregon se i nevojitet një motor i madh për ta ftohur, ndërsa shihet se edhe kapaku është shumë i gjerë.

Ky model i prodhuesit britanik Aston Martin, është kundërpërgjigje ndaj Ferrari 812 Superfast, që do lançohet gjatë këtyre ditëve. 

This post is also available in: English