Mahnitëse! Del në shitje makina Mercedes-Benz i Elvis Presleyt

ardita 0

Duke marrë parasysh që Elvis Presley ka zotëruar më shumë se 200 makina gjatë gjithë jetës së tij, është pothuajse e pamundur të mbash shënim të gjitha ato. Por disa kanë rënë në sy më shumë, siç ishte ky Mercedes-Benz i vitit 1969 i cili tashmë ka dalë në shitje.

Ky është një nga dy makinat Mercedes-Benz që Elvisi kishte nën pronësi. Makina Mercedes-Benz 600 Pullan, është prodhuar në 1969 dhe ka një motor 6.3 litërsh M100 V8. Elvis ishte fans edhe i makinave Cadillac si dhe modeleve sportive si BMW 507.

Ky Mercedes është shitur në një ankand në Amerikë me një çmim prej 293.888 dollarësh rreth 240.000 euro. Makina ka të përshkruara vetëm 100 kilometra, në shitje gjithashtu janë përfshirë edhe dokumentet origjinale.