Mahnitëse! Ferrari zbulon kryeveprën më të fundit, modeli SP38

ardita 0

Mjafton të keni para mjaftueshëm dhe Ferrari do të ndërtojë për ju çfarëdo që të dëshironi.

Ferrari SP38 është krijimi më i fundit që ka bërë kjo kompani. Modeli SP38  ka shasinë dhe kambion e modelit 488 GTB , Ferrari është inspiruar nga modeli legjendar F40. Ai shprehet se nga modeli F40 është marrë bishti i makinës dhe mbuluesi i motorit.

Ky model është krijuar për një nga blerësit më të përkushtuar të Ferrari-t. Duke parë që modeli 488 GTB ka një motor 3.9 litërsh V8 me dy turbo e cila prodhon 661 kuaj fuqi pritet që edhe modeli i ri SP38 të jetë po aq fuqishëm.

Ferrari SP38 arrin shpejtësinë nga 0-100 km/h për 3 sekonda dhe shpejtësi maksimale 330 km/h. Debutimi i SP38 do të bëhet ditën e shtunë, më 26 maj në Concorso d’Eleganza Villa d’Este në Itali.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”46″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

This post is also available in: English