Mahnitëse! Honda prezanton HR-V në version sportiv, ja sa kuaj fuqi do të ketë

ardita 0

Honda ka sjellë një version të ri sportiv në linjën SUV të HR-V në Europë.

Versioni i ri  ka një pamje sportive falë shtesave elegante të jashtme, të tilla si një grilë e zezë e cila ndryshon nga kromi që është përdorur në makinën standarte, dritat e pasme të errësuara etj.  Ndërkohë pjesa e brendshme vjen në një kombinim të ngjyrës vishnjë me të zezën dhe sendiljet kanë mbështetje më të mirë anësore sesa ato standarde. 

Në lidhje me detajet teknike dhe performancës së modelit të ri Honda ende nuk ka zbuluar gjë, por dihet që do të ketë motor ‘turbo-charged’ 1.5 litërsh me benzinë që do të prodhojë 180 kuaj fuqi.

Çmimi i Honda HR-V Sport nuk dihet akoma por ky model do të jetë në dispozicion vetëm në pranverën e ardhshme.

This post is also available in: English