Mahnitëse! Italdesign krijon versionin special të Mercedes V-Class

ardita 0

Pas bashkëpunimit me Nissan për modelin e shtrenjtë GT-R50, Italdesign tashmë po bashkëpunon me Mercedes për një version të veçante të V-Class. 

Në të vërtetë, shtëpia e famshme italiane e dizajnit ka bërë partneritet me një kompani që ne jemi të sigurtë se vetëm disa prej tyre kanë dëgjuar për Xingchi Automobiles. E cila ndodhet në Kinë dhe specializohet në modifikimin e furgonave të Mercedes e Volkswagen dhe projekti i tyre i fundit është një model V260L i përmirësuar.

Modeli i ri quhet Vulcanus dhe vizualisht dallon nga V-Class standard falë grafikave në trupin e tij dhe disa detajeve të kromit. Në pjesën e përparme janë të vendosur dritat LED në formë trekëndëshi.

Megjithëse modeli i ri është zhvilluar krejtësisht për qëllime biznesi, furgoni i përmirësuar i Mercedes gjithashtu mund të konfigurohet për përdorim familjar, pasi paraqitja e ulëseve është shumë fleksibël dhe ka shumë mënyra për të përshtatur kabinën e saj të bollshme sipas preferencave tuaja.

This post is also available in: English