Mahnitëse! Jahti “Project Cecilia” drejt përfundimit

ardita 0

Jahti i Wider i pagëzuar me emrin “Project Cecilia” është drejt përfundimit dhe do të jetë gati në fund të muajit gusht. Jahti më i nirë i ndërtuar nga kantieri italian Wider Yachts do të marrë pjesë dhe në Monaco Yacht Show në shtator. Ai është 49.98 metra i gjatë dhe u prezantua për herë të parë në Ankona në një evenimet privat ku pjesëmarrës ishin vetëm stafi i kantierit dhe bashkëpunëtorët e këtij projekti. 

Ky është jahti i dytë i prezantuar që nga paraqitja ejahtit prej 46 metrash me emrin “Bartali”. Pamjet e jashtme dhe të brendshme janë dizenjuar nga Fulvio De Simoni së bashku me dizenjuesit dhe inxhinierët e Wider. Ky jaht ka vend edhe për të ulur helikopterin si dhe një magazinë për të mbajtur disa motorskafë. 

Jahti mund të akomodojë deri në 12 persona në 5 kabina duke përfshirë dhe suitën e cila ka ballkonin e saj. Ndërkohë jahti mund të akomodojë deri në 11 anëtarë të stafit. Shpejtësia maksimale e jahtit mund të arrijë deri në 14 nyje ndërsa nëse ecën me shpejtësi prej 10 nyjesh ajo mund të përshkrojë një distancë prej 5400 miljesh detare.

This post is also available in: English