Mahnitëse! Jeep zbulon të tjera detaje rreth modelit të saj Renegate

ardita 0

Modeli Renegade i ri, është ndërtuar me platformën e huazuar nga Fiat. Ky Jeep që ka dalë në treg më 2015, nevojitej të bënte disa ndryshime, në mënyrë që t’i bëjë ballë konkurrencës në këtë segment makinash.

Të gjitha këto ndryshime, do të bëhen të ditura brenda pak ditësh, tek  “Motor Show” që do të zhvillohet në Torino, Itali.

Deri më tani, ka pasur vetëm një imazh zyrtar, që tregon se kjo makinë do t’i ketë dritat në fomë të shkronjës X. Janë gati të njëjta me ato të modelit të tanishëm Renegade , gjë që është mjaft e pëlqyeshme.

Nën kapak do ta ketë motorin me 1.0-litra që prodhon 120 kuajfuqi, apo variantin me 1.3-litra që prodhon deri në 180 kuajfuqi. Jeep do të ofrojë mundësinë me benzinë, pasi nuk ka plane për ato me naftë ose hibride.

Fakti që nuk do të ketë mundësi hibride, është konsideruar si shumë e çuditshme, megjithatë pritet që të vijë më vonë. Të gjitha detajet e kësaj Renegade, të ndërtuar në platformën e Fiat, pritet t’i mësojmë gjatë këtyre ditëve.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”56″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

This post is also available in: English