Mahnitëse! Kia Proceed Shooting Brake pritet të debutojë tek “Motor Show” në Paris

ardita 0

Kia Proceed ishte një nga konceptet që tërhoqi shumë vemendje vitin e kaluar kur u prezantua tek “Motor Show” në Paris. Koncepti i Proceed është ndryshe nga çdo dizajn tjetër që Kia ka bërë deri më tani. Për momentin është njoftuar që ka filluar prodhimi i saj dhe pritet që së shpejti të debutojë në muajin tetor tek “Motor Show” në Paris 2018.

Në një intervistë me revistën Autoweek, drejtuesi i kompanisë David Labrosse ka thënë se një model i tretë i gjeneratës më të re Ceed do të lançohet se shpejti.

Ky lajm është i mire, por lajmi i keq është se nuk duhet të presim më shumë energji, pasi versioni i ri do të ketë afërsisht 200 kuaj fuqi. Më pas një tjetër përfaqësues i kompanisë Kia, Michael Cole ka zbuluar vetëm disa detaje të vogla rreth modeli të ri Ceed, ai ka thënë që do të jetë më sportiv dhe do të ketë pesë dyer. 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”25″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Lini një Përgjigje