Mahnitëse! Së shpejti Mazda 3 do të prezantohet në Los Anxhelos “Auto Show”

ardita 0

Mazda na surprizuar gjithmonë me dizajnet mahnitëse të automobilave të saj dhe e njëjta gjë do të ndodhë edhe këtë nëntor në Los Angjelos “Auto Show”, ku kompania do të zbulojë gjeneratën e ardhshme Mazda 3 sedan dhe hatchback.

Sipas Auto Express, gjenerata e katërt e kësaj makine do të përmbaje disa prej modifikimeve më të reja, që i ka krijuar Mazda. Përveç këtyre, Mazda 3 që do të lançohet në vitin 2019, do të ketë teknologji shumë të avancuar, pjesë e së cilës është SkyActiv-X, që merret me sistemin e punës së motorit.

Kandelat e makinës do të jenë shumë funksionale, duke mundësuar kalimin prej benzinës në naftë me lehtësi shumë më të madhe. Gjatë marsit të kaluar në Gjenevë, drejtori i dizajnit të Mazda Europe, Kevin Rice tha se Mazda 3 do të ketë një pamje mahnitëse dhe do të ngjasojë me Kai Concept.

Të gjitha këto, janë bërë që të mposhtet konkurrenca, e veçanërisht rivali kryesor që konsiderohet të jetë një Volkswagen Golf. 

 

This post is also available in: English