Mahnitëse! Mercedes GLB tregon më tepër detaje, më shumë mundësi do të vijë nga Meksika

Mercedes Benz po zhvillon një model të ri SUV për t’ju bashkuar modeleve të tjera GLA dhe GLC.
Makina është zbuluar “vjedhurazi” në rrugë, dhe shihet qartë nga format e saj që është e ngjashme me modelin GLK, dhe ky model do të quhet GLB.
Është raportuar që Mercedes Benz e prezantoi modelin GLB tregëtarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikes në fillim të muajit.
Burimet tregojnë që makina pritet të prezantohet për publikun në gjysmën e dytë të vitit 2019 si një model i vitit 2020.
Modeli GLB do të pasojë modelin e ri A–Class të mberritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikes që prej një viti. Modeli A–Class e bëri prezantimin në prill të 2018 në Beijing Auto Show. Për tregun Amerikan, të dyja makinat pritet të prodhohen në fabrikën e Aguascalientes, në Meksikë.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”62″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]