Mahnitëse! Më në fund doli në shitje “bisha” unike Bentley Continental GT Off-Road

ardita 0

Që nga debutimi i tij mbi një dekadë më parë, Bentley Continental GT  Off-Road e ka provuar që është një makine kupe (me dy dyer) e fuqishme dhe e cila përshtatet shumë mirë në të gjitha terrenet.

Kjo makinë është bazuar në modelin Bentley Continental GT të vitit 2004. Ky model i ri është luksoz ka amortizatorët me ajër, ka sistemin e shkarkimit të gazrave, elementët shtesë për siguri, gomën rezervë, dritat LED në çati, ka maskën e përparme, pasqyrat me ngjyrë të zezë mat si dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha gomat. Diametrin e gomave e ka 20 inç.

Ky Bentley Continental GT Off-Road unik ka një motorr 6.0-litër W12 Twin-Turbo me kapacitet prej 560 kuaj fuqi dhe aktualisht po shitet nga kompania holandeze Classic Youngtimers.

 

Lini një Përgjigje