Mahnitëse! Njihuni me Porsche 911 Carrera Cabriolet 2020

ardita 0

Nuk kanë kaluar as dy muaj që nga prezantimi i modeleve të reja Porsche 911 Carrera S dhe 4S në Los Anxhelos. Tani sapo janë zbuluar homologët e tyre kabriole, të gjeneratës 992.

Ashtu si makinat coupe S dhe 4S, kabriolet kanë të njëjtin motor 3 litërsh twin-turbocharged dhe prodhojnë 443 kuaj fuqi. Porsche thotë se makina kabriole 911 Carrera S shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin për vetëm 3.7 sekonda ndërsa homologu i tij e arrin për 3.6 sekonda.

911 Carrera S kabriole ka një shpejtësi maksimale prej 305 km/h ndërsa 4S ka një shpejtësi maksimale prej 302 km/h.

Porsche thotë se çmimi për Carrera S Cabriole e vitit 2020 fillon me 127.350 dollarë dhe 4S Cabriole me 134.650 dollarë.

 

This post is also available in: English