Mahnitëse! Porsche konfirmon ardhjen e modelit te ri Cayenne E-Hybrid

ardita 0

Porsche prezantoi gjeneratën e tretë të modelit Cayene gjatë vitit të kaluar. Më në fund prodhuesi gjerman ka konfirmuar se do të arrijë një hybrid elektrik.

Gjenerata e katërt do të jetë e bazuar kryesisht në Panamera 4 E-Hybrid. Porsche ka vendosur të tregojë pak prej ketij modeli të ri, që është në fazën e testimit.

Janë dërguar në Afrikën e Jugut disa modele të tilla, ku do t’i nënshtrohen disa testeve , që të jenë të gatshme për prezantim. Cayenne E-Hybrid është testuar në trafikun e ngjeshur të Johannesburgut, si dhe në malet e thepisura të lartë deri në 3000 metra.

Eshtë testuar edhe në Kanadanë veriore ku temperatura arrin në -40 gradë celcius si dhe në shkretëtirën e Dubait ku i nxehti kalon 40 gradë celcius. Njësoj si Panamera 4 E-Hybrid, do të ketë dy motorrë 2.9 litërsh V6 si dhe një motorr elektrik, që së bashku prodhojnë 462 kuaj fuqi.

Bateria me litium, me një mbushje të vetme, mund të përshkojë 49 kilometra. Pëveç këtij modeli, në plan është edhe një Cayenne Turbo S E-Hybrid, që pritet të prodhojë 680 kuajfuqi. Me këto ndryshime pozitive, entuziastët kërkojnë nga Porsche, që ta thyejë rekordin e Nurburgringut, që e ka zënë Alfa Romeo Stelvio Quadrifoglio, me shtatë minuta e 51.7 sekonda.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”13″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Lini një Përgjigje