Mahnitëse! Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin prezanton limuzinën e re presidenciale

ardita 0

Eshtë dashur një periudhë e gjatë për ndërtimin dhe testimin e limuzinës së re luksoze të presidentit rus Vladimir Putin, tani që makina e re ka kaluar testimin me sukses duket se Putin së shpejti do t’i shijojë udhëtimet e tij me komoditet dhe siguri.

Ministri i tregtisë se Rusise, Denis Manturov tha për gazetën kombëtare “Russian Today” që makinën e re do të mund t’a shihnim gjatë inagurimit presidencial të Putinit me 7 maj. 
Makina i është dorëzuar Kremlin-it përpara fundit të muajit prill dhe Putin do të vendosë se cila pjesë e makinës i pelqen më shumë.   

Kryeministri i sapozgjedhur rus thuhet se ka qënë i përfshirë në këtë projekt, madje ka gjetur edhe kohën për të dale nga zyra dhe ka ngarë versionet prototipe. Eshtë mjaft e kuptueshme që vetëm pak informacione specifike janë bërë publike, në lidhje me limuzinën e blinduar të presidentit. Thuhet se limuzina do të ketë një motor turbocharged V8 me 4.6 litra të zhvilluar nga Porsche, prodhon 592 kuaj fuqi dhe peshon 650 pound-feet çifte rrotullimi. 

Transmisioni është automatik me nëntë marsha dhe është krijuar në Rusi. E gjithë iniciativa është quajtur projekti Cortege dhe krijimi i makinave është kryer në bashkëpunim me Porsche dhe Bosch. 

Karakteristikat e tjera të makines do të jenë në përputhje me standardet e zakonshme të pritura prej një kreu të shquar shtetëror. Limuzina e Donald Trump përmban një furnizim me ajër të mbyllur, gjak në rast se i ndodh diçka e keqe Trump-it. Në fakt makina e Donald Trump mund t’i rezistojë edhe një rakete.

Projekti i limuzines presidenciale ruse, duket sikur mund të jetë plan biznesi për një nismë të re të automobilave sepse nga platforma fillestare janë duke u zhvilluar një sërë makinash, me sedan madje edhe derivatet e SUV.

Në fakt nocioni i nismës nuk është shumë larg sepse mijëra makina të reja do të prodhohen vitin e ardhshëm që të përdoren nga departamentet qeveritare dhe nga shërbimet e sigurisë ruse, ndërsa për publikun do të dalin në shitje pak më vonë. Thuhet se rusët kanë shpenzuar rreth 19 milionë dollarë për zhvillimin e automjeteve të reja.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”36″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

This post is also available in: English