Mahnitëse! Skoda prezanton modelin e saj më të ri, Scala

ardita 0

Skoda sapo ka prezantuar modelin e saj më të ri Scala thuhet se ajo do të rivalizojë makinën Volkswagen Golf dhe Ford Focus.

Modeli i ri ka disa detaje të njëjta me Seat Ibiza-n e Volkswagen Polo. Përveç modeleve tradicionale me 1.0-litërsh benzinë me 94 dhe 114 kuajfuqi, si dhe 1.5-litërsh me 148 kuajfuqi, por edhe me versionin me dizel 1.6-litërsh me 114 kuajfuqi, Skoda ka edhe një version elektrik që do të lançohet më vonë.

Scala do të dalë në shitje vitin e ardhshëm me një çmim që pritet të jetë rreth 20 mijë euro.