Mahnitëse! Studentët transformojnë makinën Skoda në kabriole

ardita 0

Skoda Sunroq është një model kabriolet i Karoq, i cili është zhvilluar nga një ekip studentësh nga shkolla Mladá Boleslav në Çeki.

23 studentë punuan për tetë muaj për të dizajnuar, konvertuar dhe prodhuar Sunroq. Ata morën instruksione nga ekipet e dizajnit dhe inxhinierisë së Skoda-s. Përveç se kanë hequr tavanin e makinës, studentët kanë ridizajnuar shtyllat A dhe B, modifikuar dyert dhe kanë ndërtuar një derë të pasme të re.

Sunroq ka disqe 20-inç alumini ngjyrë të zezë dhe të kuqe. Poshtë kofanos ka një motor 1.5-litër benzinë Volkswagen me katër cilindra.

Sipas kompanisë Çeke makina arrin shpejtësinë nga 0-100 km/orë në 8.6 sekonda dhe ka një shpejtesi maksimale prej 195 km/orë.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”54″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

 

 

This post is also available in: English