Mahnitëse! Prezantohet brezi i tretë, Volvo S60 (Foto)

ardita 0

Brezi i tretë sedan S60 u paraqit në fabrikën e parë të Volvo në SHBA, në Charleston, Karolina Jugore, ku kjo makinë do të prodhohet gjithashtu. Eshtë Volvo e parë që nuk përdor motor me naftë.

Edhe pse kishte premierën zyrtare më 20 qershor, Volvo S60 i ri nuk është një makinë plotësisht e panjohur, pasi gjenerata V60 tashmë është treguar në fillim të vitit.

E bazuar në të njëjtin ndërtim si XC90, XC60, V90 Volvo S60 i ka të gjitha sistemet e sigurisë duke përfshirë sistemin “Autobreak” i cili mund të dallojë këmbësorët, çiklistët dhe kafshët e mëdha si dhe sistemin “Pilot Assist” i cili e ndihmon shoferin në drejtimin e mjetit, frenimin dhe rritjen e shpejtësisë në rrugët me shpejtësi maksimale me mbi 80mph.

Brenda makinës do të gjeni të njëjtët  ekrane me prekje si në të gjitha Volvot e tjera.  Rivali i BMW 3 Series, sipas Presidentit dhe Drejtorit Ekzekutiv të Volvos, Håkan Samuelsson, do të jetë një nga makinat më të mira Volvo që janë bërë ndonjëherë.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”73″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

This post is also available in: English