Makina e blinduar Roshel Senator APC SUV gati për çdo apokalips

ardita 0

Kompania kanadeze Roshel Defence Solutions ka ndërtuar një nga automjetet e blinduar më modern. Emri i kësaj makine është Senator dhe xhami i saj mund t’i rezistojë edhe një arme që përdor plumba të kalibrit 50.

Gjithashtu kjo makinë mund t’i rezistojë shpërthimeve dhe ka disa dyer nga ku ju mund të gjuani me armë ose të ikni nga makina. Në qoftëse nga pamja e jashtme nuk ju duket si një makinë e teknologjisë së fundit prisni sa të hyni brenda. Autoblindi Senator nga një system i cili quhet CBRN i cili mund të përballojë sulmet me armë kimike, biologjike si edhe ato nukleare.

Automjeti i blinduar ka një sistem filtrimi të ajrit dhe çdo gjë që mund të ndodhë jashtë nuk mund të futet brenda. Gjithashtu sistemet e makinës mund të zbulojnë të gjitha llojet e gazeve si edhe nivelet e radiacionit në ambjentin e jashtëm. Senator ka shumë sisteme vëzhgimi të instaluara si kamera që zbuojnë nxehtësinë  dhe kamera me rezolucion të lartë, si edhe dritat e jashtme të kësaj makine janë aq të forta sa mund të duken deri në planetin Mars.

Por siç mund ta mendoni kjo makinë mund të përdoret vetëm nga forcat e zbatimit të ligjit dhe të tjera agjensi shtetërore. Por Roshel konfirmoi se është duke ndërtuar edhe një model jo me të gjitha pajisjet për klientët civil  që dëshirojnë një makinë të tillë.

This post is also available in: English