Makina e cila i është dedikuar Lewis Hamilton del në ankand.

liridona 0

Një nga fansat e Lewis Hamilton ka modifiluar një makinë në nder të fitimit të titullit të pestë kampion nga ai.

Me fitimin e titullit të pestë kampion Hamilton është i dyti në listen e fituesve të këtij titulli, me numër të barabartë titujsh me Juan Manuel Fangio dhe vetëm 2 tituj më pak se legjenda e Ferrarit Michael Schumacher.

Paul Karslake ishte ai i cili ktheu një Mercedes-Benz CLK të vitit 2002 në një vepër arti.

Kjo makinë është lyer me ngjyrat e ekipit të Mercedes të F1 qëkur ky ekip dhe Hamilton filluan të kenë sukseset e para në vitin 2014. Gjithashtu në kofanon e makinës do të gjeni të pikturuar flamurin e Mbretërisë së Bashkuar sëbashku me një portret të Lewis Hamilton. Karslake nuk i modifikoi vetëm pamjen e jashtme të kësaj makine.

Ai ka vendosur amortizatorë më të mirë Bilstein, ka modifikuar marmitën si edhe disa modifikime tek motorri i makinës. Kjo makinë e veçantë dhe unike në të gjithë botën do të dalë në ankand tek Mercedes-Benz World e cila ndodhet tek ish-pista e Brooklands në Surrey me datë 24 nëntor. Çmimi fillestar i kësaj makine pritet që të jetë nga 26,000$-32,500$.