Makina e Mercedes me motor të Formulës 1 shtyhet në 2021

liridona 0

Kjo është hera e dytë që debutimi i makinës shtyhet. Shefi i AMG Tobias Moers në 2018 tha se konsumatorët duhet të presin deri në 2020 për shkak të sfidave që kompanisë janë shfaqur për të arritur standardet e emetimit.

Debutimi i Mercedes-AMG One ka ngelur për 2021 tha një drejtues i lartë i AMG. Prototipi i parë i makinës u shfaq në 2017-ën në Shfaqjen Ndërkombëtare të Makinave në Frankfurt.

Por përshtatja e motorit të një makine të Formulës 1 për një makinë rruge nuk është aspak e lehtë.

Kjo është hera e dytë që debutimi i makinës shtyhet. Shefi i AMG Tobias Moers në 2018 tha se konsumatorët duhet të presin deri në 2020 për shkak të sfidave që kompanisë janë shfaqur për të arritur standardet e emetimit.

Detyra është bërë edhe më e vështirë pas hyrjes në fuqi të rregullave të reja të emetimit në Evropë nga 1 Shtator.

Edhe sikur të mos ishte për problemet me emetimet, të vendosësh një motor makina të Formulës 1 në një makinë rruge është arritje monumentale. Kjo sepse motori në një garë monitorohet vazhdimisht nga inxhinierët.

Gjithashtu që të ndezësh një motor të tillë duhet të arrihet një temperaturë prej 79 gradë celsius paraprakisht.

Së fundi pas 50,000 kilometrash nevojitet një rindërtim nga e para e motorit. Mercedes-AMG One përdor një motor V6 Turbo 1.6-litër shoqëruar nga një elektromotor me fuqi të kombinuar prej 1,000 kuaj fuqi.