Makina e re Ford Focus Active nuk do të shitet në Amerikë, ja arsyeja pse

ardita 0

Ford ka lajmëruar të premten se Ford Focus Active nuk do të shitet në Amerikë për shkak të taksave amerikane mbi importet kineze. Ford Focus Active është ndërtuar në fabrikat e Ford në Kinë.

Ky njoftim vjen pas disa njoftimeve të mëparshme të Ford për modele të tjera makinash të cilat nuk do të hynin në tregun amerikan për shkak të taksave. Për momentin kjo lëvizje e Ford është bërë për shkak të fitimieve.

Edhe nëse këto makina do të futeshin në tregun amerikan fitimi për kompaninë do të ishte shumë i vogël. Administrata e Ford  tha se kjo lëvizje bëhet që klientët të mos e ndiejnë peshën e taksave në çmimin e makinave të reja.

Ata gjithashtu deklaruan se nuk do t’i braktisin klientët që kërkojnë makina jo shumë të shtrenjta duke deklaruar se do të prodhojë brenda vendit makina të tilla të ngjashme me makinat të cilat nuk do të hynë në tregun amerikan.

This post is also available in: English