Makina e re luksoze, Lincoln Aviator SUV do të debutoje në Los Anxhelos ‘Auto Show’

ardita 0

Lincoln Aviator pas 13 vitesh po rikthehet me një SUV luksoz, i cili do të dalë në shitje gjatë vitit që vjen.

SUV-i i ri vjen me një stil elegant dhe për herë të parë ne nje Lincoln me motor hibrid. Kompania akoma nuk ka zbuluar shumë detaje rreth makinës po ka bërë të ditura disa elemente të saj.

Zakonisht nëpër makina mungojnë disa paralajmërime me tingull kur po na mbaron karburanti, kur nuk kemi ulur frenat e dorës ndërkohë që makina është në lëvizje etj, Avitor-i i ri është i pajisur me tinguj të veçantë që janë krijuar nga Orkestra Simfonike e Detroitit. Këta tinguj të veçantë orkestral do t’a informojnë shoferin për gjithçka, nëse dera ka mbetur paksa e hapur, nëse ka pak karburant, nëse kapaku ku mbushim karburant nuk është mbyllur siç duhet, nëse nuk kemi vendosur rripin e sigurimit etj.

Të gjithë këta tinguj duken të përshtatshëm për funksionet e tyre të veçanta dhe bëjnë një zë më të këndshëm se paralajmërimet normale. 

Aviator me këto tinguj paralajmërues do të zbulohet në Los Anxhelos ‘Auto Show’ në fund të këtij muaji.