Makina e së ardhmes e cila furnizohet me karburant një herë në 100 vjet

ardita 0

Makina që po shihni është një koncept i mjetit që do të furnizohet me karburant 1 herë në 100 vjet. Laser Power Systems ( LPS ) nga Konektikat, SHBA, po zhvillon një metodë të re për lëndën djegëse për makinat duke përdorur një nga materialet me densitet më të madh të njohur në natyrë, thoriumin.

Për shkak se thoriumi është me densitet të madh ai ka potencial për të prodhuar sasi të mëdha nxehtësie dhe energjie. Kompania ka eksperimentuar sasi të vogla të thoriumit, duke krijuar një lazer që nxeh ujin, prodhon avull dhe vë në lëvizje një mini turbinë.

Sipas drejtuesit të kompanisë, Charles Stevens, vetëm një gram thorium jep energji më shumë se 28 mijë litra benzinë, ndërsa 8 gram do mjaftonin për ta vënë në lëvizje një makinë tipike për një shekull të tërë.

Cadillac World Thorium Fuel, e quajtur ndryshe Cadillac WTF, ekziston akoma në formën e një projekti kompjuterik. Një makinë e përjetshme, e cila fuqizohet nga Thorium (bateri radioaktive), dhe kërkon mirëmbajtje çdo pesë vjet, por pa patur nevojë për furnizim me karburant.

Lini një Përgjigje