Makina fluturuese e parë në botë del në shitje muajin tjetër në SHBA

armir 0

Kjo është makina fluturuese e parë në botë. Është quajtur Terrafugia TF-X dhe është një makinë e cila mund të kthehet në mjet fluturues për vetëm një minutë. Mund të ecë deri në 161 km/orë dhe do të dalë në shitje në Shtetet e Bashkuara muajin e ardhshëm.

Është një makinë hibride-elektrike dy vëndëshe e cila mund të kthehet nga ngarja ne fluturim. Këto makina janë krijuar nga marka Terrafugia e cila është në pronësi të kompanisë mëmë Volvo.

Mund të fluturojë deri në 640 kilometra dhe gjatë kohës në fluturim kap një shpejtësi maksimale prej 161 km/orë.
Rregullimet e fundit te kjo makinë përfshijnë një motorr hibrid-elektrik, më shumë vende dhe më shumë hapësirë për valixhet. Për siguri më të tepërt gjithashtu në makinë ka rripe sigurimi dhe airbage gjithashtu.

Çmimi i kësaj makine akoma nuk është deklaruar por shitjet paraprake do të fillojnë muajin tjetër.