Makina misterioze e Aston Martin(video)

Mariglen 0

Modeli më i ri që po përgatit kompania Aston Martin është fotografuar gjatë testimit në pistën e Nurburgring të Gjermanisë.

Kjo makinë do të jetë një version super i fuqishëm i modelit Rapide. Aston Martin Rapide AMR është një makinë super sportive me katër dyer, por për momentin dihen shumë pak detaje për të. Modeli i ri do të jetë më i fuqishëm por do të ketë të njëjtin motor 6.0 litërsh V12, prodhon 592 kuajfuqi, kjo falë adaptimit të sistemit të ri të shkarkimit të gazrave.

Këto janë disa nga prototipet e para që po testohen, por meqënëse ka filluar testimi besojmë që së shpejti do të filloje edhe prodhimi. Aston Martin Rapide AMR shpejtësinë maksimale do ta ketë 338 km/h ndërsa çmimin fillestar do të jetë rreth 40 mijë euro më shumë sesa versioni standard, rreth 208 mijë euro.

Lini një Përgjigje