Makina Rolls-Royce i prodhuar para 92 viteve shitet me një çmim marramendës

ardita 0

Më përpara ky model i Rolls-Royce konsiderohej si një pallat me rrota si dhe një nga makinat më të mira britanike të bëra ndonjëherë. Tashmë makina ka dalë në ankand dhe është shitur me një çmim marramendës prej 561,500 paund.

Bëhet fjalë për modelin Phantom I i prodhuar në vitin 1926 që e kishte blerë drejtori financiar i kompanisë Woolworth, Clarence Gasque si dhuratë për gruan e tij Maude. Brenda makinës nuk mungon pothuajse asgjë duke filluar nga karriget luksoze, banaku me pije alkoolike, druri i shrenjtë etj.

Kjo makinë konsiderohet si një nga automjetet më luksoze edhe sot, duke marrë parasysh se është prodhuar para më shumë se 90 viteve. Shikoni më poshtë fotografitë që tregojnë elegancën luksin si dhe komoditetin që ofron makina.