Makina me sistem autonom drejtimi përplas një këmbësor.

liridona 0

Shoferja e makinës me sistemin e vet-drejtimit Uber po shihte televizor gjatë kohës që ndodhi aksidenti.

Në vend që të shihte mënyrën e ecjes së makinës ajo ishte duke pare seritë e The Voice në televizor.Policia tha se aksidenti ishte tërësisht i evitueshëm nëse shoferja do të shihte rrugën dhe jo televizorin.

Shoferja tani mund të përballet me akuzat e vrasjes thane prokurorët.

Sipas videos që nxorri policia kur tregohej aksidenti duke qartë që makina Volvo XC90 nuk bëri asnjë lëvizje shmangëse ose frenuese për të shmangur aksidentin.

Uber ka fikur sistemet e XC90 përpara se të ndodhte aksidenti-tha një përfaqësues i kompanisë AptivNe nuk duam që njerëzit të mendojnë se ishte një dështim i sistemeve që ne i prodhojmë për Volvo-tha Zach Peterson një tjetër përfaqësues i Aptiv.

Ai gjithashtu konfirmoi se sistemet e Volvo nuk kanë lidhje me sistemin e vet-pilotimit Uber.

This post is also available in: English