Makina vetë-drejtuese pa timon e pasqyra anësore, fillon testimin në SHBA

ardita 0

Makina e parë vetë-drejtuese e dizajnuar që të mos kontrollohet nga njerëzit, pasi nuk ka timon, pedale apo pasqyra anësore, ka fituar të drejtën për tu testuar në rrugët publike në SHBA.

Nuro, kompania pas këtij dizajni, krijon makina autonome për dërgimin e pakove. Kjo makinë është gjenerata e dytë e Nuro’s, e cila thirret R2 dhe do të testohet në Houston të Teksasit.

Ky është përjashtimi i parë i rregullit që makinat të kenë mënyrën e kontrollimit nga njerëzit.

Shumica e rregullave për të testuar një makinë kërkojnë tipare të cilat i lejojnë shoferët që për siguri të marrin kontrollin e tyre. Por gjatë një deklarate, sekretarja e transportit në SHBA, Elaine Chao ka thënë se pasi kjo makinë shpejtësinë maksimale e arrin 40 kilometra në orë, rregullat e tilla “nuk kanë më kuptim”.

Veturat e Nuro’s janë të dizajnuara që të operojnë pa shofer apo pasagjerë në to. Në dizajn të R2, kjo kompani ka hequr pasqyrat anësore si dhe xhamin mbrojtës.

R2 përdorë radar, foto termale dhe kamera 360 shkallë për të drejtuar lëvizjet e saja.

Nuro është themeluar nga dy ish-inxhinierë të Google ndërsa financohet nga firma japoneze Softbank.