Makinat Bentley do të pajisen me WIFI më të shpejtë dhe të sigurtë në botë

Admin 0

Nëse jeni një biznesmen dhe po shikoni të dhënat e biznesit në makinën tuaj përpara se të shkoni në zyrë atëherë një linjë e mirë internet është një domosdoshmëri. Për këtë ka menduar kompania Bentley e cila do të instalojë në makinat e saj WIFI më të sigurtë dhe të shpejtë në botë. Kompania deklaroi se ky sistem do të instalohet tek të gjitha modelet e makinave që do të prodhohen vitin e ardhshëm. Ky sistem ju mundëson internet pa ndërprerje dhe gjithashtu ju lejon që të hapni njëkohësisht disa aplikacione duke përfshirë edhe video në cilësinë high-definition.

Ky sistem do të ndërtohet nga Bentley dhe Viasat, një kompani që ka 30 vjet në tregun e komunikimit. Ajo ka rreth 14 milion WIFI hotspots në 30 vende të ndryshme. Kjo kompani ka ndihmuar në krijimin e sistemeve të cilat mundësojnë WIFI brenda në aeroplanët qeveritarë dhe në ato të udhëtarëve.

This post is also available in: English