Makinat e Formula 1 do të vendosin drita në bishtin e makinës

Admin 0

Ekipet e Formula 1 kanë aprovuar një plan për të vendosur drita në bishtin e makinës në vitin 2019 në mënyrë që të ndihmojë pilotët në kushtet kur shikueshmëria e pistës është e ulët.

Në provat para garës së Spanjës më herët këtë vit Lewis Hamilton u pa të kishte një version prove të këtyre dritave LED si pjesë e një testimi të kryer nga FIA. Ideja është që të kenë drita të tjera kundra shiut në një vend më të lartë se ato të vendosura deri tani në mënyrë që të ndihmojë pilotët të qëndrojnë më shumë në pistë në kushte të vështira atmosferike. Testi rezultoi një sukses nga ana teknike dhe një propozim për ta bërë të detyrueshme vendosjen e tyre ju dërgua për votim ekipeve të cilat votuan pro.

Me mbështetjen që ka ky propozim nga të gjithë ekipet është pothuajse e sigurtë aprovimi nga Strategy Group dhe më pas ratifikimi i propozimit nga World Motor Sport Council i cili e fut propozimin në rregullore.

This post is also available in: English