Makinat e Koresë së Veriut

Admin 0

Korea e Veriut gjithmone ka qënë nje regjim i mbyllur, dhe ai pak informacion që kalon tek pjesa tjetër e botës, është i manipuluar dhe i censuruar. Por fotot që shikojmë nga qytetet e saj janë gjithmonë me pak ose fare makina.

Kjo ndodh për shkak të kufizimeve në pronësi, në karburant edhe për faktin që populli nuk mund të mbajë një makinë edhe në qoftë se arrin të blejë një. Dhe në dallim me Kubën, Korea e Veriut nuk ka pas mundësinë të importoje makina Amerikane të viteve 1950 dhe ti riparoje herë pas here.

Pavarësisht këtyre kufizimeve, ka ende disa makina interesante që ekzistojnë dhe qarkullojnë në Koren e Veriut. Kështu që , merrni një shije nga ato.

Do filloj me ato makina që mbahen si legjendare. Të paktën nga pamja. Kjo është një flotë e 1974 Volvo 144. Gjatë fundit të 1960, Korea e Veriut ka pas një zhvillim të madh të burimeve natyrore, dhe këtë donin ta shfrytëzonin një grup Suedezez duke bërë më shumë biznes me shtetin Koreanoverior. Kështu që Volvo i shiti 1000 modele 144, shumica të gjelbra. Por fatura asnjëherë nuk u pagua.

Volvo vazhdon duke dërguar faturën 2 herë në vite dhe bashkë me kamatvonesat, detyrimi ka arritur në 500 milion dollarë. Në këtë pikë Volvo edhe mund të ndalet.

Për shtetet komuniste, modeli UAZ 469 (Ulyanovsky Avtomobilny Zavod) është siç ka qenë Jeep për forcat ushtarake të SH.B.A. Normalisht në qoftë se akoma forcat ushtarake te SH.B.A-ve do vazhdonin të prodhonin dhe përdornin Jeep-in origjinal Willys. Fuoristrada Ruse e  1971 zëvendësoi atë të viteve 1950, me një dizenjo paksa më modern. Emri u ndryshua nga 469 në 31512 në vitin 1985.

Ka qenë  prodhuar për forcat e armatosura dhe përdorim civil për dekada me rradhë. Me 7 vende dhe një motorr 4-cilindrash mezi arrinte 110 kuaj fuqi. Eshtë një nga makinat standarte të forcave të armatosura Koreanoveriore.

Në 2007, me qëllim për ta vazhduar deri në 2009, Kim Jong-il urdhëroi që të konfiskohen të gjitha makinat Japoneze. Me justifikimin që ka parë një makinë Japoneze e cila ishte prishur dhe kishte bllokuar rrugën. Por arsyeja reale ishte për të ulur numrin e madh të makinave në pronësi private dhe për tu kundërpërgjigjur sanskioneve të Japonisë që kishte ndërmarrë ndaj anijeve Koreanoveriore të ndaluar në portet Japoneze.

Madje dhe disa makina klasike të Ditroit-it arritën që t’ja dalin për në Koren e Veriut. Trupi i  presidenti Kim Jong il, u transportua në varrim me këtë model Lincoln. Gjithashtu ka pas qënë përdorur për funeralin e babait të tij në 1994. Kjo makinë duket që është modeli “Continental” i vitit 1976. Por si është futur brenda shtetit komunist? Pasqyrat shtesë tek pjesa anësore e makinës, tregojnë që makina është shitur në fillim në Japoni dhe pastaj është transportuar në Koren e Veriut. Kishte dhe makina të tjera Lincoln në vargun e varrimit por nuk kishin këto pasqyra shtesë.

Koreja e Veriut ka prodhuesin e vetë të makinave “Pyeonghwa(paqe). Ka nisur si një bashkëpunim midis Shtetit Komunist dhe një Kishe Koreanojugore. Fabrika supozohej të prodhonte deri në 10000 makina në vite por asnjëherë nuk ka prodhuar më shumë se disa qindra në vit. Kurse ka vetëm një pikë shitje në gjithë Korenë e Veriut dhe ajo ndodhet në kryeqytetin Pyongyang.

Modelet e markës Koreanoveriore përfshinë kopje të   “Ssangyong Chairman” (e cila ngjason me Mercendes-Benz E-Class 1984), një modifikim të mikrobuzit Jinbei Haise(ose më e vjetra Toyaatia Hi-Ace) edhe Pyeonghwa Paso. Kjo e fundit është një minibus dhe  kamionçinë që turir i ngjason një BMW-je. Ose një kopje tjetër është kjo fuoristrada me 128 Kuaj fuqi që ngjason me një Kia Sportage.

Benzina është e çmuar atje. Dhe në qoftë se e gjen, e paguan sipas peshës dhe jo volumit. Kjo nuk e bën më të shtrentë por thjeshtë është e çuditshme. Për shkak të çmimit, ka shumë kamione që punojnë me gaz druri. Ato mund të shndërrojnë qymyrin ose drurin në gaz për ta përdorur për makina dhe kamionçina si këto në foto.

Gjithashtu ka dhe disa makina ruse siç është Gaz Volga. Kanë qënë  ndërtuar nga viti 1956 deri në 2010, por modelet 1970-1985 janë më të zakonshmet. Volga është një nga makinat klasike Sovietike, me motorr 4 dhe 8 cilindërsh. Ka  qënë një makinë luksoze dhe tani përdoret si taxi ose makinë për zyrtarët.

Flota e taksive përfshin këto Volvo të vjetra, por së fundmi po e modernizojnë me makina më të reja. Ka dhe flota të modelit F3 gjysëm private të prodhuara nga Kinezi BYD. Modeli F3 ka një motorr 1.5 L, 4 cilindërsh dhe ngjason me Toyota Corolla e 2006. Marka maleisiane “Proton” është e famshme gjithashtu. Pyongyang ka gati 3 milion banorë dhe afërsisht 1000 taksi (të cilat lejohet ti perdorësh një herë në dy ditë). Kurse Toronto ka gati 5000 taksi të liçensuara.

Përfundimisht si çdo shtet tjetër, zyrtaret e shtetit lëvizin me Audi pavarësisht se Mercendes-Benz ka qënë i preferuar për vite me radhë. Sa me i madh është motorri aq më i rëndësishëm është qeveritari.

Lini një Përgjigje