Makinat e policisë më të mirat në botë i ka Gjermania

ardita 0

Shumë mendojnë se në Gjermani makinat më të njohura të policisë janë të tipit Volkswagen Passat, por nëse shkoni aty do të mund të shihni disa makina shumë të mahnitshme policore. Ndërkohë shumica e departamenteve të policisë amerikane blejnë Fordd Interceptor SUV, Dodge Chargers të modifikuar dhe Chevrolet Caprices. Janë të mira po jo aq të mira sa një Corvette Stingray.

Natyrisht të gjitha makinat e policisë gjermane që do të shikoni më poshtë janë unike nuk janë standarte, disa prej tyre janë aktive edhe sot. 

BMW Isetta


Le të fillojmë me makinën e policisë gjermane që nga koha më përpara.  Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore duhej të rindërtohej plitësisht dhe departamentet e policisë nuk kishin shumë para në atë kohë. Prandaj, ishte e nevojshme një makinë e thjeshtë, e besueshme dhe ekonomike dhe Isetta i plotësonte të gjitha këto kërkesa. Isetta u përdor në të vërtetë për detyra të policisë në fillim të viteve 1960 nga rajone të ndryshme të departamenteve, si në Saksoninë e Ulët. Modifikimet ishin minimale, si boja ngjyrë jeshile e errët, radio dhe një dritë e vetme blu. 

Porsche 356B Cabrio

Me 23 nëntor të vitit 1960, një Porsche 356B kabriole hyri në shërbim në departamentin e policisë në Dusseldorf.  Kjo makinë u përdor për 6 vite për të patrulluar autostradën. Ky 356B Cabrio u modifikuar me një rezervuar të madh të gazit, altoparlant, një dritë shtesë të frenave etj. Sot, kjo Porsche ende ekziston dhe është pjesë e një koleksioni privat në Belgjikë.

Mercedes-Benz S-Class

Në vitin 1990 Mercedes-Benz ndërtoi pesë modele të modifikuara S-Class, për të transportuar shuma të mëdha parash. Makinat fillimisht ishin regjistruar në Policinë Federale, por ‘Bundesbank’ i përdori më shumë ato (për arsye të dukshme). Ishte i mundësuar nga një motor V8 me 4.2 litra, armë, automatik, sistemin e fikjes së zjarrit dhe shumë karakteristika të tjera të sigurisë. Pak vite më parë nga një këto sedanët S-Class u shit në eBay për 10 mijë euro.

BMW M3

Kjo E36 M3 ishte një makth i vërtetë për ata që mendonin se mund t’i shpëtonin policisë. E36 M3 ishte në gjendje të arrijë shpejtësinë nga 0 deri në 100 km në 5.5 sekonda dhe kishte një shpejtësi maksimale prej 250 km/orë.

Volkswagen e-Golf

Herët ose vonë një makinë tërësisht elektrike do të shfaqej si një makinë policore dhe ja ku është ky Volkswagen e-Golf. Jo vetëm që emetimet i ka zero por edhe nuk bën zhurmë fare. Por përsëri shanse janë që ky e-Golf nuk i ka aftësitë për të ndjekur një kriminel, për shkak të motorit elektrik që ka. Ai arriti një gamë maksimale prej 302 km me vetëm një karikim.

TechArt Porsche 911 Carrera S

Kjo 911 Carrera S prodhon 370 kuaj fuqi dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin për 4.5 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka 299 km/orë. 

Brabus Mercedes-Benz CLS V12

Kjo makinë u quajt Raketa Brabus sepse prodhonte 730 kuaj fuqi. Ka një motor bi-turbo V12 dhe ka një shpejtësi maksimale prej 362 km/orë. Kjo makinë u ndërtua për të ndjekur grabitësit e bankave dhe mbetet një nga sedanët më të shpejtë në rrugët publike gjermane.

ABT Audi R8 GTR

Në vitin 2011, firmës gjermane ABT iu kërkua që të modifikonte një R8 me motor V10 me 5.2 litra dhe rezultati RTR GTR. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin për 3.2 sekonda, shpejtësinë maksimale e ka 325 km/orë.

Mini Cooper JCW

Mini Cooper JCW ka një motor turbocharged 2.0 litërsh me katër cilindra dhe prodhon 231 kuaj fuqi. Kësaj makine iu vendosën të gjitha pajisjet e nevojshme policore, duke përfshirë dritat që ndizen mbi çati, gjithashtu u instalua një sistem radio i miratuar nga policia.

 Chevrolet Corvette Stingray

Ky C7 Corvette Stingray ka një motor V8, 6.2 litërsh që prodhon 466 kuaj fuqi. 

This post is also available in: English