Makinat e prodhuara në Kinë mund të ‘pushtojnë’ Evropën në dy vitet e ardhshme

ardita 0

Sipas shefave të kompanive më të mëdha prodhuese të automjeteve, Volkswagen, Jaguar Land Rover makinat të cilat do të prodhohen për tregun kinez shumë shpejt do të mund të shiten edhe në Evropë.

Kina ka qënë tregu më i madh i makinave të reja këto vitet e fundit, në vitin 2017 janë shitur rreth 28.8 milionë makina dhe një në katër makinat e prodhuara globalisht gjatë vitit të kaluar ka qënë ndërtuar në këtë shtet. Shumë nga këto makina që janë prodhuar nga markat e njohura në Evropë, janë modele unike për Kinën por kjo shumë shpejt mund të ndryshojë.

Gjatë një interviste me ‘Auto Express’ drejtori i marketingut të Volkswagen, Jurgen Stackmann tha se: “Ju do të shihni makina nga ne në dy vitet e ardhshme që do të shiten vetëm në Kinë por njerëzit nga anët e tjera të botës gjithashtu do të dëshirojnë t’i kenë ato. Dhe për këtë ne jemi duke  menduar që t’i sjellim këto makina nga Kina në Evropë.”

Ndërsa shefi i Jaguar Land Rover, Wolfgang Zeibart tha për ‘Auto Express’ se: “Ka shanse të mëdha që Kina të jetë e aftë të eksportoje makina jashtë shtetit, nuk ka ndonjë arsye pse mos t’a bëjë. Kjo gjë nuk do të ndodhë menjëherë por në të ardhmen. Kostot e prodhimit janë më të ulëta dhe kështu komponentët dhe cilësia është shumë e mirë.”

Lynk & Co në pronësi të konglomeratit kinez, Geely së bashku me markat Volvo dhe Lotus do të jetë kompania e parë që do t’a bëje këtë eksportim të mjeteve. Makinat do të fillojnë të mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2020.

This post is also available in: English