Makinat e rralla dalin në ankand për shkak të mbylljes së muzeut

Admin 0

Muzeu i makinave Tupelo Automobile ka njoftuar se do të mbyllet përgjithmonë në pranverën e vitit të ardhshëm. Muzeu i cili gjendet në qytetin Tupelo ka makina që mbulojnë një periudhë 108 vjeçare. Për të siguruar që makinat do të gjejnë një “shtëpi” të re Bonhams do të mbajë një ankand vitin e ardhshëm. Në këtë muze ndodhen rreth 160 makina klasike të vjetra, ku më e vjetra prej tyre është një kopje e një Benz Patent-Motorwagen i vitit 1886.

Gjithashtu në ankand do të dalë edhe një nga modelet e para Dodge Viper i vitit 1994 me vetëm 12 milje të përshkuara gjithsej gjatë këtyre 24 viteve. Një tjetër makinë interesante që gjendet në këtë muze dhe që do të dalë në ankand është një Camarovette e vitit 1983. Kjo makinë e cila u ndërtua për të qenë e shpejtë është një kombinim i një Chevrolet Camaro dhe një Corvette. Ky ankand do të mbahet nga Bonhams nga data 25-27 prill të vitit 2019 dhe deri tani nuk ka ndonjë çmim paraprak të vendosur për asnjë nga makinat.

This post is also available in: English